Gruaja nga Tirana, makthi i pushuesve në Durrës. U futej në shtëpi...

Gruaja nga Tirana, makthi i pushuesve në Durrës. U futej në shtëpi dhe merrte ç’gjente

299
0

Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, ne Durres, kanë arrestuar një femer, e cila hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë.

Është vënë në pranga shtetasja G.L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasja e mësipërme është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje, konkretisht:

 

  • Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.

 

  • Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D.

 

  • Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës.

 

  • Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.