Një djalë 21-vjeçar e ka përfshirë veten në një situatë shumë delikate dhe aspak të lehtë. Ndërsa partnerja e tij i tregoi se ishin në pritje të fëmijës së dytë, ai zgjodhi të ngushëllohej duke bërë seks me kolegen e punës…por pas një muaji lidhjeje të fshehtë ai ndihet në faj. I gjendur në një situatë të cilën nuk e zgjidh dot, djali i drejton një letër psikologes Deidre, në rubrikën e “The Sun”, dhe i kërkon disa këshilla se si duhet të veprojë.
Letra e djalit
“Kam nisur një tradhti shumë të rrezikshme me një vajzë në punë. Nuk dua të ndahem prej saj, por nëse e dashura ime do ta mësojë atëherë ajo do shpërthejë.Gjithçka nisi në festën e organizuar nga zyra për Krishtlindjen. E kam ndeshur prej shumë kohësh këtëfemër por nuk do ta kisha bërë kurrë hapin e parë nëse nuk do të kisha pirë shumë atë natë.E dashura ime sapo më kishte thënë që është sërish shtatzënë…dhe më duhet ta pranoj që isha shumë i shokuar. Djali jonë është vetëm 1 vjeç dhe mendimi se do të kishim edhe një fëmijë tjetër më frikësoj.Unë dhe e dashura ime jemi 21 vjeç dhe jemi bashkë që kur mbaruam shkollën.E dua shumë atë por nuk kishim si qëllim të fillonim një jetë familjare kaq herët. Djali im është dashuria e jetës sime por liria dhe kursimet e mija kanë ikur me kohë.Partnerja ndaloj së punuari kur lindi djalin dhe po ashtu të ardhurat u ulën. Unë punoj në një firmë shitjesh makinash.Është ndjesi e mirë të dalësh një ditë nga shtëpia dhe të mos flasësh për fëmijë dhe pelena dhe gjëra të tilla.Unë kam një kolege e cila është pak më e madhe se unë dhe punojmë në të njëjtin orar. Ajo është një femër e bukur dhe kalojmë shumë kohë duke bërë gallata me njëri-tjetrin. Kaloj aq mirë me të sa ndonjëherë nuk dua të iki në shtëpi pasi përfundoj punën.Atë natë të dy pimë shumë alkool dhe më pas dolëm për një gotë por përfunduam në apartamentin e saj.Kjo histori ka gati një muaj. Seksi me të ishte i mrekullueshëm por ndjenja e fajit është shumë e madhe.”Përgjigjja e psikologes“Ajo ndjenjë faji është shumë e madhe dhe do të bëhet edhe më ë madhe pasi partnerja jote ta zbuloj…dhe ka për ta zbuluar.Vërtetë dëshiron të heqësh dorë nga familja, nga jeta e djalit tënd dhe gruas që dashuron?!Do të ishte më mirë një argëtim në zyrë apo të ishe prezent në lindjen e fëmijës së dytë?!Vetëm ti mund ta vendosësh por të lutëm ndalo dhe mendo me kthjelltësi.Po… të bërit prindër në një moshë kaq të re është e vështirë por marrja përsipër e përgjegjësive dhe të vepruarit në mënyrën e duhur në fund të jep kënaqësi më të madhe.Sa më shumë t’i përkushtohesh djalit aq më e bukur dhe zbavitëse do të jetë koha me të!”