“Gruaja e parandjeu se avioni do të rrëzohej”, bashkëshorti i saj tregon...

“Gruaja e parandjeu se avioni do të rrëzohej”, bashkëshorti i saj tregon se e telefonoi 20 minuta para fluturimit: Kërkonte t’i siguroja se nuk ka luftë

394
0

TORONTO- Njëzet minuta përpara se aeroplani të nisej  nga kryeqyteti iranian, Sheyda Shadkhoo një grua që ishte brenda avionit që u rrëzua në Iran, e kishte telefonuar burrin e saj duke i kërkuar atij të kontrollonte nëse gjithçka ishte në rregull me udhëtimin.

 

Ajo kishte marrë tre javë pushim nga puna e saj në Toronto për të vizituar nënën dhe motrat e saj në Teheran. E ndërsa i kishte mbaruar pushimet, ajo po shkonte sërish në Kanada te burri i saj, Hassan Shadkhoo.

 

“Unë i fola asaj… 20 minuta para se të nisej avioni. Ajo ishte e shqetësuar për tensionet midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Kasem Sulejmani. Ajo dëshironte që unë ta siguroja atë se nuk do të bëhej luftë. Unë i thashë asaj të mos shqetësohej. Asgjë nuk do të ndodhë .”– ka thënë ai për CNN në Toronto.