Gruaja e ish-presidentit të Francës: Seksi me të është i çmendur

Gruaja e ish-presidentit të Francës: Seksi me të është i çmendur

455
0

Ish-zonja e parë e cilëson “fantastik” raportin me të shoqin, duke thënë “Vetëm zjarri dhe pasioni e shkatërrojnë raportin”. Duhet të promovonte albumin e saj të ri “French Touch” në Itali, por ish-zonja e parë e Francës Carla Bruni, u ndal gjatë duke lëvduar dhuntitë e të shoqit ish-Presidentit francez, Nicolas Sarkozy. “Po jam ende e tërhequr pas tim shoqi dhe mendoj se edhe ai pas meje, edhe pse kemi mbi dhjetë vjet bashkë. Në një martesë duhet të ndjesë si dëshirë miqësie edhe dashurie për partnerin. Kur jetonim në Eliseo mundohesha të darkoja me të sa herë që agjenda ia lejonte. Edhe sot bëjmë seks si të çmendur. Mundohem që të ruaj gjithmonë pak mister”, shprehet ajo për mediat italiane. Më tej Bruni shton se kur tërheqja zbehet dhe misteri zhduket, aty nis tradhtia, gënjeshtra ose thënë ndryshe… fillimi i fundit. Lidhur me periudhën kur ishte zonjë e parë ajo thotë se “Nuk më mungon ajo fazë e jetës, por i dua kujtimet që më ka lënë”.