Grida Duma i rikthehet për pak momente pasionit të saj të fëmijërisë,...

Grida Duma i rikthehet për pak momente pasionit të saj të fëmijërisë, duke performuar në violinë (Foto)

556
0

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma përveç sharmit të saj në politikë, tregon edhe një pasion të fëmijërisë për violinën.

Duma thotë se ishte e ëma, gjithashtu violiniste, ajo që donte që fëmijët e saj të hynin në art.

 

Për herë të parë pas më shumë se 30 vjetësh që kur e la së rëni violinën, ish-deputetja performoi këngën “Lule borë” përballë fëmijëve në “Në Kurthin e Piter Pan” në tv Klan.

 

“Unë nuk e di nëse do gaboj apo jo, por është një gjë që do e provoj pas 30 vjetësh ose më shumë i bie. Unë jam rritur dhe e kam thënë që mamaja ime është violiniste virtuoze. Ajo ishte shumë e disiplinuar. Kur ishte e vogël e quanin paganini i vogël. Kur u rrit deshi që edhe fëmijët e vet të hynin në art. Nga unë kërkoi shumë, shumë, shumë, por nuk u bind deri në fund që duhet ta vazhdoja. Se pse e di ajo, por më ka dhënë shumë me shpirtin e saj artistik duke më afruar me artin që është gjëja më mbushëse në shpirtin e njeriut dhe gjatë gjithë jetës së vet i jep ushqim”, tha Grida Duma.