Grida Duma flet për Rudina Hajdarin: Një figurë politike me trashëgimi politike...

Grida Duma flet për Rudina Hajdarin: Një figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten

609
0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në A2 ka folur për protestën e 16 marsit që do të mbahet nga opozita. Ndër të tjera, Duma ka komentuar dhe përjashtimin nga PD të deputetes Rudina Hajdari, e cila refuzoi ti bashkohej vendimit të grupit për të djegur mandatin. Sipas Dumës, politika ka uljet dhe ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet. ‘Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë, kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten, politika ka uljet e ngritjet e veta, dhe që historia njeh rikthimet’, tha Duma.