GREQI/ Arrestohet e dashura avokate e ‘Cosa Nostrës’ shqiptar dhe një tjetër...

GREQI/ Arrestohet e dashura avokate e ‘Cosa Nostrës’ shqiptar dhe një tjetër avokat (SI FUNKSIONONTE RRJETI)

696
0

Sipas përgjimeve që dolën në dritë nga policia greke javën e kaluar, gjykata në Athinë çmoi se një avokate greke 45-vjeçare dhe një avokat grek 65-vjeçar bashkëpunonin me mafiozin shqiptar të burgjeve greke, Klodian Lekocaj i etiketuar si ‘Cosa Nostra’ duke i dhënë atij informacione dhe duke ekzekutuar urdhrat e tij. 65-vjeçari me inicialet G. A., sipas portalit grek ‘Ελευθερος Τυπος’ ishte pjesë e rrjetit dhe kërcënonte viktimat dhe jepte urdhrat e ekzekutimit të tyre sipas porosive të shqiptarit. 65-vjeçari pohoi se s’ka asnjë lidhje me mafiozin shqiptar, i quajtur si ‘Cosa Nostra’ i burgjeve greke. Gjykata çmoi gjithashtu se avokatja 45-vjeçare ishte po ashtu pjesë e rrjetit e mafias shqiptare në Greqi dhe synnonte që të lironte shqiptarin Klodian Lekocaj nga burgu. Portalet greke shkruajnë gjithashtu se 45-vjeçarja ishte e dashura e Lekocaj pasi është dëgjuar në përgjime teksa e thërret zemër dhe shpirt. Sipas gazetës greke ‘ΤΟ ΕΘΝΟΣ΄, 45-vjeçarja, nga burgu pohoi se s’ka asnjë lidhje erotike me shqiptarin dhe nuk i jepte informacione se si ai të arratisej. Gjithashtu ajo shtoi se marrëdhenia e saj me mafiozin shqiptar ishte 100% profesionale dhe se ajo i fliste ëmbël pasi shqiptari e kërcenonte se do vriste veten. Lekocaj i fliste me fjalë të ëmbla kur ishte nën efektin e alkoolit, shtoi po ashtu avokatja greke.

 

Skandali i Lekocaj është bërë viral në mediat greke dhe Newsbomb.al do ju mbajë në dijeni për çdo informacion tjetër!