Gratë shqiptare, më punëtoret në rajon

Gratë shqiptare, më punëtoret në rajon

329
0

Gratë shqiptare, sipas statistikave, janë më punëtoret në rajonin e Ballkanit. Sipas serisë kohore të të dhënave prej vitit 1990, është e dukshme se pjesëmarrja e grave shqiptare në Forcat e Punës ka qenë më e lartë se në rajon, shkruan revista “Monitor” e cila ka përpunuar të dhënat e “Our World in Data”.

Në vitin 2017 (vit referencë për të gjitha vendet në botë) pjesëmarrja e grave në forcat e punës në Shqipëri ishte 47.22%, duke lënë pas Serbinë me 45.85% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës.

Përqindja është edhe më e ulët në Maqedoni dhe Malin e Zi, ku sipas të dhënave të publikuara përqindja e grave pjesëmarrëse në forcat e punës është përkatësisht 42.46% dhe 42.15%. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 35.16% të grave që marrin pjesë në forcat e punës. Për Kosovën, portali i të dhënave nuk ka publikuar shifër, por pjesëmarrja e grave në forcat e punës është relativisht më e ulët se në vendet e tjera të rajonit.