
Ndërsa në Fier protestues e mbështetës të PD janë përplasur me policinë pasi kundërshtojnë vizitën e kryeministrit Rama, Protesta ka edhe në Tiranë.
Këtë 8 Mars gratë e Astirit, shtëpitë e të cilave preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sot në protestë me parullat: “Shtëpia jonë, motoja jonë”.
Kërkesa e vetme që kanë është që kryeministri Rama të dalë publikisht e të ndalojë projektin korruptiv, siç e quajtën ato, atë të Unazës së Re.
“Duam të na dëgjohet zëri. Jam një banore e Unazës së Re. Ne nuk do ishim sot këtu, do festonim nëse Edi Rama nuk do vidhte 40 mln euro, nëse nuk do bënte këtë projekt. Sot është dita e 126 e protestës sonë. Ne do rrimë këtu deri sa të dalë Rama e të thotë që projekti është anuluar. Ne jemi shumë, shumë më shumë do bëhemi”,- tha njëra prej tyre. (foto ilustruese)