Granit Xhaka merr ‘lejen e lindjes’, kalon Arsenalin në plan të...

Granit Xhaka merr ‘lejen e lindjes’, kalon Arsenalin në plan të dytë: Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli

360
0

Bashkëshortja e tij pritet të sjellë në jetë beben, rreth mesit të muajit të ardhshëm, kohë kur është planifikuar një tjetër ndërprerje e kampionateve, për t’u lënë vend eliminatoreve

ZVICËR– Granit Xhaka, mesfushori më i i mirë i Arsenalit  ka deklaruar se fundmi se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e klubit dhe përfaqësueses së tij. Kjo për shkak se se ai dhe bashkëshortja e tij Leonita janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

Në jetë ka shumë gjëra mjaft të rëndësishme përtej futbollit. Një nga këto është të bëhesh baba.Me Seferoviçin kishim rënë të gjithë dakord që do të jepte maksimumin me Irlandën dhe më pas do të ikte për t’i qëndruar pranë të shoqes. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me mua”, deklaroi lojtari që luan me përfaqësuesen e Zvicrës.

Bashkëshortja e tij pritet të  sjellë në jetë beben e tyre, rreth mesit të muajit të ardhshëm, kohë kur është planifikuar një tjetër ndërprerje e kampionateve, për t’u lënë vend eliminatoreve, ndërsa mesfushori e ka ndarë mendjen të lërë mënjanë futbollin dhe ti përkushtohet familjes.