Në kohë karantinimi, futbollistët po gjejnë mënyra nga më të ndryshme për të kaluar kohën e lirë. I tillë është rasti i Granit Xhakës që mesa duket po e kalon me sportivitet izolimin së bashku me familjen. Shpesh herë e kemi parë edhe shumë aktiv në programin “Tik-tok”. Në një prej lojërave shumë të njohura këto ditë, ajo e takimit me këmbë, mesfushori i Arsenallit e transformon edhe në valle shqiptare. Më pas shkon për t’i dhënë limon fëmijës së vogël.
Sigurisht që reagimi mbetet i veçantë, sepse nuk e pëlqente shijen e hidhur të limonit, ndërsa Graniti e ka ndarë këtë moment me të gjithë.