Grafisti i njohur Alvi Delvina ironizon Veliajn, Maznikun dhe Gjonajn

Grafisti i njohur Alvi Delvina ironizon Veliajn, Maznikun dhe Gjonajn

549
0

Grafisti i njohur Avni Delvina ka ironizuar nëpërmjet një grafike kryebashkiakun Erjon Veliaj, nënkryetarin e Bashkisë, Arbian Maznikun dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Gjonaj dhe mazniku janë përfshirë ditët e fundit në atë që është cilësuar si skandali i faturave, ku për ministren e Drejtësisë u zbulua se kishte paguar 700 euro natën në një hotel, nërsa Maznikut i kishte mbuluar shpenzimet Shkëlqim Fusha gjatë një udhëtimi në Barcelonë, ku nata kushtonte 900 euro.

Postimi nga Avni Delvina

Grafike nga cikli “Kije inat, por jepi hakun”

Me thon te drejten rilindja te nderon kudo qe ta cosh. Eshte e kote te rrish e te merresh me pislliqe, jo 700 euro dhoma, e jo po 900 euro…

Mjafton publiciteti qe te bejne kudo qe shkojne e prezantohen neper bote, ne takime te nivelit te larte, nuk ka te paguar…Plus duhet pranuar, qe rilindasit jane me te bukur ne pamje se anetaret e partive te tjera. Edhe kur nuk jane te bukur, me pak mjeker ose me ndonje gjetje tjeter, ata e krijojne superioritetin dhe sharmin e duhur.

Ata kane nje difekt te vetem qe ju vjen nga e kaluara, qe humorin e kane pak si kinez dhe qeshin jo me shpirt. Nga qe jane parveny, ata kane nje aftesi te temershme per te thithur, kopjuar, e imituar gjithcka te re e moderne. Ata nuk kane asgje origjinale, por e plotesojne mire panoramen e tyre, prandaj nderkombetaret i pelqejne.

Ne grafike jepet nje treshe e tyre, qe kercen flamenco ne nje shesh te Spanjes dhe fiton simpatine e vendasve….dy bashkiake dhe nje ministre.