Një automjet është grabitur me armë në autostradën Tiranë- Durrës.
Mësohet se 2 persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar dhe grabitur një çift, ndërsa i kanë marrë makinën e tyre tip Fiat.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në hyrje të Tiranës, pranë “Casa Italia”.
Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve