Grabitja në Rinas/ Gjendet gjatë natës një furgon i djegur, dyshohet se...

Grabitja në Rinas/ Gjendet gjatë natës një furgon i djegur, dyshohet se ka pasur kallashnikovë dhe granata

350
0

Foto ilustruese

Gjendet gjatë natës një furgon i djegur në Tapizë një fshat afër Rinasit.

Ndërkohë po hetohet nëse furgoni ka lidhje me grabitjen e djeshme në Rinas.

Dyshohet se brenda furgonit ka pasur kallashnikovë dhe granata.

Kujtojmë se ditën e djeshme janë gjetur edhe dy automjete të tjera të shkrumbuara që po ashtu dyshohet të jenë përdorur nga autorët e grabitjes.

Pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit disa persona të maskuar arritën të grabisnin 10 milionë euro, të cilat do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.

Duke kërcënuar me armë rojet e kompanisë së sigurisë “Nazeri”, autorët e maskuar kanë arritur të rrëmbejnë rreth 10 milion euro të disa bankave të nivelit të dytë, para që po dërgoheshin në Vjenë, Austri.

Autorët i kanë vendosur armët në kokë rojeve të kompanisë private, dhe kanë hyrë në barkun e avionit nga ku kanë marrë thasët me para.

Ata kanë tentuar të largohen por në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Rreth 1 kilometër larg vendngjarjes ka patur edhe shkëmbim zjarri. Autorët kanë hedhur një granatë në drejtim të forcave të policisë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë organizatori i grabitjes, Admir Murataj, ndërsa tre të tjerët janë larguar me shumën e madhe të parave.