Grabitja e miliona eurove në Rinas, kompania Austrian Airlines tërhiqet merr masë...

Grabitja e miliona eurove në Rinas, kompania Austrian Airlines tërhiqet merr masë të fortë: Jo më para nga Tirana

547
0

Austrian Airlines

Grabitja spektakolare e miliona eurove ditën e djeshme në Rinas ka bërë që drejtues të kompanisë Austrian Airlines të marrin një masë të fortë.

Ata kanë vendosur mos transferojnë më para nga Tirana në Vjenë. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e kompanisë Tanja Gruber.

“Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”, ka deklaruar zëdhënësja.

Ditën e djeshme një grup grabitësish u futën brenda pistës së avionit duke marrë nga barku i këtij të fundit, miliona euro që kishin destinacion Vjenën. Në dalje autorët janë përplasur me armë me policinë e për pasojë ka mbetur i vdekur një prej grabitësve i identifikuar si Admir Murataj, i arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013 dhe autor i një sërë grabitjesh.