Grabitja e bankës/Autori me kamuflazh ushtrie dhe armë merr paratë e arkës

Grabitja e bankës/Autori me kamuflazh ushtrie dhe armë merr paratë e arkës

477
0

Një bankë ra pre e grabitjes sot rreth orës 16:00 në qytetin e Tepelenës. Deri më tani thuhet se ka qenë një autor i vetëm I cili ka hyrë në degën e bankës me kamuflazh ushtrie dhe armë. “Ai ka hedhur edhe një lëndë plasëse në momentin që ka hyrë në bankë, duke krijuar panik tek punëtorët”. Autori ka marrë shumën e parave që gjendeshin në arkë dhe është larguar. Në vendngjarje kanë shkuar forca policore dhe një grup hetimor për të hetuar mbi identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes. Në njoftim paraprak, policia thotë: “Në Tepelenë një person i maskuar dhe me armë ka hyrë në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë lekët që ishin mbi banak. Nuk ka njerëz të dëmtuar”.

 

*Në foto banka që ra pre e grabitjes në qendër të Tepelenës