Grabisin nën kërcënimin e armëve makinën e zyrtarit, i vënë flakën ‘Benz-it’...

Grabisin nën kërcënimin e armëve makinën e zyrtarit, i vënë flakën ‘Benz-it’ (EMRI)

436
0

Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë lidhur me djegien e një makinës tip ‘Benz’ mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Mësohet se makina me targa AA377 është në pronësi të shtetasit Nikoln Kola i cili është punonjës pranë Bordit të Kullimit në Lezhë.

Sakaq, bëhet me dije se Kolës i është marrë makina nën kërcënimin e armës nga dy persona të pa identifikuar.

Mendohet se makina mund te jetë përdorur për grabitje dhe më pas i është vënë flaka në zonën e Kakarriqit në Balldre të Lezhës.

Gjatë marrjes në pyetje shtetasi N.K ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët dhe nuk ka asnjë dyshim mbi motivet e djegies së makinës së tij. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po vijon ende hetimet, por nuk ka bërë të ditur shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje.