Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika…...

Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika… Deputeti për Blue Panoramën: Kur të vdesim mos reagoni më

477
0

Një defekt teknik i avionit të kompanisë “Blu Panorama” ka shkaktuar panik të pasagjerët mëngjesin e djeshëm në Rinas. Avioni i linjës Tiranë-Ancona bëri ulje emergjente menjëherë pasi është ngritur për fluturim. Në bordin e avionit është parë të dalë tym dhe kjo ka tmerruar udhëtarët, mes të cilëve gra shtatzëna dhe fëmijë. Ndërkaq reagon me nota të forta revolte deputeti i LSI Përparim Spahiu. “Vërtet që kjo linjë është loë-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë. Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë….mbase po pret, largoqftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare…”, shkruan Spahiu.

 

REAGIMI I PLOTË:

 

Kur të vdesim, mos reagoni më!

 

Një ditë më parë, tymi u ndez brenda avionit Blue Panorama, dhe rrezikoi jetën e 200 pasagjerëve….

 

Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika…

 

Kjo linjë skandaloze operon vetëm në 6 shtete, disa prej tyre në Afrikë

 

Janë të shumta defektet dhe denoncimet e qytetarëve ndaj Blue Panoramës..

 

Vërtet që kjo linjë është low-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë

 

Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë….mbase po pret, largoqftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare…

 

Operimi i linjave të tilla low-cost vjen nga monopolizimi i RINAS-it, për të cilin qeveria tha që do e zhbëj

 

Deri tani kanë kaluar 6 vjet, dhe asgjë ska ndryshuar!

 

Shqiptarët janë mashtruar nga KM për aeroportin e Sarandës, Kukësit, Vlorës, Gjirokastrës apo Air Albania….