Gola dhe sherr, Partizani fiton ndaj Flamurtarit

Gola dhe sherr, Partizani fiton ndaj Flamurtarit

603
0

Partizani ka fituar me rezultatin 3-1 përballë Flamurtarit, në një ndeshje që u karakterizua nga incidentet në fushë. Të kuqtë e gjetën golin në minutën e 11-të me Jurgen Bardhin, ndërsa në minutën e 40-të u barazuan nga Andi Ribaj. Në këtë moment, futbollistët e Flamurtarit janë rreshtuar para fotografit të tyre për të festuar golin, siç kanë bërë gjithmonë. Një tifoz i Partizanit është afruar para tyre duke i ofenduar. Kjo ka nxitur kundërpërgjigjen e fotografit dhe lojtarëve. Më pas kanë ndërhyrë tifozët e tjerë, që kanë goditur fotografin duke i marrë aparatin. Në pjesën e dytë, Partizani dominoi lojën duke shënuar dy gola me Rubin Hebajn.