Goditi babin me sëpatë, publikohen detaje nga policia

Goditi babin me sëpatë, publikohen detaje nga policia

363
0

 

 

Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës ka publikuar detajet mbi vrasjen e rëndë që tronditi ditën e sotme fhatin Memaliaj, ku djali goditi për vdekje të atin, Iljaz Shahaj.

Organi i sigurisë dhe rendit të këtij qarku konfirmon se autori i krimit është i biri Arjan Shahaj (35-vjeç), i cili e ka goditur të atin me sëpatë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai vuan prej kohësh nga çrregullimet mendore.

Policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e Arjan Shahajt.

Krimi u raportua banorët e zonës. Ata rrëfejnë se Arjani kishte tentuar në vitin 2013 të vriste të ëmën dhe paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e fshatit Shalë.

Detaje nga policia:

Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka ngritur disa grupe kontrolli dhe po behet krehja e zonës për gjetjen dhe kapjen e autorit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.