Goditet mafia shqiptare, mbi 60 të arrestuar në 5 shtete europiane

Goditet mafia shqiptare, mbi 60 të arrestuar në 5 shtete europiane

508
0

 

Të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare, Europol njoftoi se ka arrestuar 64 persona të cilët vepronin në shtetet europiane Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali.

Operacioni masiv për kapjen e tyre është zhvilluar në datat 3 dhe 5 prill, ku mbi 60 persona u arrestuan në një aksion ku u përfshinë mbi 600 agjentë të organizatës policore europiane.

Ata dyshohen për një sërë veprash penale, të tilla si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qënieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash.

Operacioni kishte si qëllim goditjen e veprimtarive kriminale të shumë shqiptarëve, të cilët kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe që jetonin në shtete si Belgjika, Franca, Holanda, Italia dhe Britania e Madhe.

Të dyshuarit besohet se kanë menaxhuar të paktën dhjetra plantacione kanabisi, të shpërndara në Belgjikë dhe në veri të Francës.

Disa nga të dyshuarit besohet se janë përfshirë në trafik të qenieve njerëzore në shtetin francez.