Gjyqi CEZ – DIA, i dënuari me 20 vjet kërcënon me telefon,...

Gjyqi CEZ – DIA, i dënuari me 20 vjet kërcënon me telefon, dëshmitarin që fundos Ismailajn

479
0

hqdefault-5

Një përfaqësues i sektorit juridik në OSHEE, Romeo Kara, u paraqit ditën e djeshme me mbrojtje policore në Gjykatën e Tiranës, ku pritej të dëshmonte ndaj biznesmenit Kastriot ismailaj.

Burime jozyrtare thonë se dëshmitari ka bërë një njoftim në polici ku ka thënë se persona që janë prezantuar sit ë burgosur e të dënuar me mëse 20 vjet, e kanë telefonuar dhe kërcënuar atë. sipas informacionit që është përcjellë në polici nga dëshmitari, njëherësh zyrtar i OSHEE, telefonuesit i kanë kërkuar që të mos merret me çështjen DIA-CEZ dhe me Kastriot Ismailajn.

Një burim i prokurorisë tha dje për gazetën Panorama se asgjë nga kërcënimet e përmendura nuk është verifkuar ende. Hetimi duket se është përqëndruar në faktin nëse telefonata është bërë vërtet nga burgu siç pretendohet dhe më tej akoma, nivelin e rrezikut që fshihet pas këtij “mesazhi”.

Burimet e organit të akuzës thanë se dëshmia e zyrtarit të OSHEE është një nga provat e dosjes, por jo më e rëndësishmja/Panorama