Gjykata rrëzon kërkesën, në burg protestuesit e 16 shkurtit

Gjykata rrëzon kërkesën, në burg protestuesit e 16 shkurtit

371
0

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e Florenc Hoxhës dhe pesë të arrestuarve të tjerë për një masë më të butë sigurie.

Të akuzuarit për dhunë ndaj institucioneve publike, prishje të qetësisë publike dhe moszbatim të urdhrave të policisë në protestën e opozitës të 16-shkurtit në Tiranë, do të vazhdojnë të mbeten në “arrest me burg”.

Ata kishin kërkuar masë sigurie më të butë, por Gjykata e Tiranës e ka hedhur poshtë. Kështu, në burg përveç ish-drejtorit të Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, mbeten edhe Ilir Hamedani, Resul Daci, Sajmir Rexhepi, Agim Peposhi dhe Ferit Dankshini.