Gjykata PRANON gjykim të shkurtuar për KLEMENT BALILIN

Gjykata PRANON gjykim të shkurtuar për KLEMENT BALILIN

368
0

Gjykata për Krime të Rënda, ka pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj Kelment Balilit, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”. Trupa gjykuese e përbërë nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj vendosi të pranojë kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar.  Pretenca e Prokurorisë për Balilin do të jepet më datë 12 mars. Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”  Balili nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa pas rreth dy vjet në arrati ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.