Gjykata lë në burg Redjan Rrajën, i arrestuari i vetëm për atentatin...

Gjykata lë në burg Redjan Rrajën, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit

426
0

 

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e 34-vjeçarit Redjan Rraja për liri, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Rraja u la në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por ankimoi vendimin në Apel.

Ai u arrestua si autori i dyshuar i atentatit te mbikalimi i Shkozetit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, i cili udhëtonte me “Rrumin” e Shijakut dhe shoferin e tij, Andi Malokun, që humbi jetën pak ditë pas atentati.

Trupa gjykuese e Apelit që ka shqyrtuar ankimin e Redjan Rrajës përbëhej nga Saida Dollani, Nure Dreni dhe Albana Boksi. Nga ana e tij, avokati i Rrajës, Besnik Çerekja ngriti dyshime se syzet e gjetura në mjetin që kreu atentatin, dhe se nga shenjat e gishtërinjve i përkisnin 34-vjeçarit, të jenë vendosur aty nga dikush tjetër.