Gjykata e shpall fajtor, El Chapo i buzëqesh të shoqes

Gjykata e shpall fajtor, El Chapo i buzëqesh të shoqes

459
0

Joaquin “El Chapo” Guzmán Loera, bosi meksikan i drogës që arriti të mbledhë gati 14 miliardë dollarë si drejtuesi i karetlit të famshëm Sinaloa është shapllur fajtor nga gjykata për të 10 krimet që akuzohet, duke përfshirë edhe akuzën kryesore, atë të përfshirjes në mënyrë të vazhdueshme në një organizatë kriminale. Salla e zbrazët e gjyqit qe në heshtje në momentin që u dha vendimi. Në fytyrën e Guzmán nuk pati asnjë reagim të dukshëm, i cili do të përballet me një dënim që do t’i kushtojë burg për gjithë jetën.nGjyqi ndaj El Chapo zgjati rreth 2 muaj e gjysmë me mbi 200 orë dëshmi nga 56 dëshmitarë, pjesa më e madhe trafikantë dhe bashkëpunëtorë të penduar. Pasi trupi gjykues u largua nga salla, Guzman përshëndeti me dorë dhe i buzëqeshi gruas së tij Emma Coronel, një ish-miss, e cila gjithashtu i buzëqeshi dhe preku me duar zemrën e saj, për t’i treguar që ishte pjesë e saj.

 

“Faleminderit Zot”, tha ajo, kur u pyet se si ndjehej pas vendimit.