Gjykata e Lartë shënon rekord: 130 vendime për 24 orë nga vetëm...

Gjykata e Lartë shënon rekord: 130 vendime për 24 orë nga vetëm 3 gjyqtarë

415
0

 

Gjykata e Lartë ka shënuar një rekord ditën e djeshme. Tre gjyqtarë për vetëm 24 orë kanë arritur të shqyrtojnë e japin vendimin për plot 130 procese të cilat ishin në pritje pranë kësaj gjykate. Kjo shifër bëhet publike nga vetë gjykata e lartë e cila thotë se ka në arkiv në pritje për t’i shqyrtuar 31 mijë dosje, ndarë në 16 mijë civile, 10 mijë administrative dhe 5 mijë penale.

 

Njoftimi për median:

 

Mbi gjendjen e dosjeve gjyqësore deri në përfundim të tremujorit të parë të vitit të vitit 2019. Në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019 bëjmë me dijë se, në Gjykatën e Lartë, megjithëse në përbërje vetëm me tre gjyqtarë, vazhdon shqyrtimi i dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit. Për shkak të situatës së krijuar me të cilën përballet sot kjo gjykatë, përparësi i është dhënë shqyrtimit të çështjeve më urgjente ma natyrë civile, administrative dhe panale. Vetëm ditën e enjte, datë 28.03.2019, trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla. Ndërkaq edhe këshilltarët e mbetur (aktualisht 9), vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

 

Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë, për periudhën e siperpërmendur, është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje penale.