Gjykata Administrative rrëzon PS-në për pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet...

Gjykata Administrative rrëzon PS-në për pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Dibër

516
0

13957663_1163662787031200_1952254341_n

Gjykata Administrative me nëpërmjet një vendimi të marrë dje ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e dekretit të Presidentit, për zgjedhjet në Dibër.

Sipas këtij vendimi argumentohet nëpërmjet dy pikave, edhe arsyet e këtij refuzimi. Sipas pikës 1, gjykata administrative jep vendime jopërfundimtare vetëm në rastin e mospranimit të padisë dhe të pushimit të gjykimit. Kurse arsyeja e dytë është ajo që, gjykata vendos mospranimin e padisë, kur padia nuk plotëson kushtet formale të paraqitjes së saj. Për këto kjo gjykatë ka vendosur dje rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste për të pezulluar dekretin e presidentit Nishani, për ditën e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Dibër.

Partia Socialiste e bëri këtë padi e bazuar në nenet 108 dhe 111 të Kodit të Procedurës Administrative, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë absolute dhe pezullimin e efektit të dekretit të Nishanit.

Sipas PS-së shpallja e datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës para se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohet në Fletoren Zyrtare, shkel Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor gjithashtu.

Por duke qenë se bëhet fjalë për pushtet vendor, akti merr vlere administrative. Presidenti me dekretin e tij të 2 gushtit, pretendohej nga PS, ka shkelur nenin 132, pika 2, të Kushtetutës dhe nenin 10 të kodit zgjedhor.

Presidenti përcaktoi 11 shatorin për zgjedhjet në Dibër pasi në 1 gusht Gjykata Kushtetuese e quajti të vlefshme procedurën e ndjekur nga qeveria, për shkarkimin e Shukri Xhelilit.

Në një konferencë për shtyp Nishani tha se dekreti nuk ka asnjë shkelje, pasi data e zgjedhjeve ishte përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, do të ishte shkelje e Kodit Zgjedhor, pritja e botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare.