Deputeti Kujtim Gjuzi pasi doli nga parlamenti në seancën e fundit ka zhvilluar një intervistë interesante me temë “Kujtimi, çun Tirone”.I futur në Kuvend nga listat e opozitës, deputeti teksa tregonte për zakonet tiranase është pyetur nga gazetarja se çfarë kriteresh duhet të plotësojë një vajzë për të marrë një çun Tirone.
“Kjo është sekret, mos e trego: çunat e Tironës e kanë shumë qejf virgjëreshën Mari. Domethënë virgjëresha Mari rri tek kisha katolike, çunat e Tironës shkojnë e shohin pavarësisht se mund të jenë bektashik, myslimanë e prap shkojnë e shohin, por kanë harruar që jetojmë në 2019”- ka thënë Kujtimi duke nënkuptuar se virgjëria tek vajzat është ende një temë që diskutohet dhe kërkohet nga djemtë sot”, tha Gjuzi.