Gjobë fiktive ndaj subjektit, vihen nën hetim 3 inspektorë të ISHSH

Gjobë fiktive ndaj subjektit, vihen nën hetim 3 inspektorë të ISHSH

338
0

Policia ka vënë nën hetim tre inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

Mësohet se nën hetim janë vënë shtetasit H.M., 45 vjeç, kryeinspektor pranë ISHSH Tiranë, A.M. 46 vjeç, banues në Elbasan Inspektor pranë ISHSH dhe E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, inspektore prane ISHSH.

Ata akuzohen se kanë vendosur gjoba fiktive ndaj një subjekti në kuadër të kontrolli anti-duhan.

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin H.K., 32 vjeç,  pasi gjatë kontrollit fizik,  iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.