“Gjithmonë fali armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë” – 15 perla të...

“Gjithmonë fali armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë” – 15 perla të penës së Mark Twain

628
0

Më 30 nëntor 1835, në Florida të shtetit Misuri lindi Samuel Langhorne Klemens – gazetar, satirist, humorist, shkrimtar i njohur. Para se të bëhej i tillë, Klemens kreu punë të ndryshme, përfshi timonier anijesh në lumin Missisipi – gjatë kësaj përvojë i lindi edhe ideja për emrin e penës, kur kapiteni i anijes thërriste “Mat thellësinë e ujit!”, (anglisht “Mark Twain!”). Gjatë kësaj periudhe, Mark Twain krijoi edhe personazhet e njohur, Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer dhe aventurat e tyre. Twain, fitoi lëvdata nga kritikët dhe kolegët, dhe ishte mik i presidentëve, artistëve, afaristëve dhe familjeve mbretërore evropiane. Mark Twain lindi menjëherë pak kalimit të kometës Halley, dhe me shaka kishte parashikuar se “do të vdiste kur kometa të kalonte përsëri mbi tokë – Twain vdiq më 21 prill 1910, pikërisht një ditë pas kthimit të kometës. Mark Twain është cilësuar si humoristi më i madh amerikan i kohës së tij dhe ati i letërsisë amerikane. Më poshtë gjeni 15 aforizma nga autori me famë botërore përzgjedhur për ju:

 

“Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi.”

 

“Unë jam lavdëruar shumë herë dhe gjithmonë ata që më lavdërojnë më vënë në siklet, unë gjithmonë ndjej se ata nuk kanë thënë mjaftueshëm.”

 

“Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë.”

 

“Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.”

 

“Ka disa mbrojtje të mira kundër tundimit, por më e sigurta është frika.”

 

“Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.”

 

“Mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit.”

 

“Shko në Parajsë për klimë, shko në Ferr për shoqëri.”

 

“Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër.”

 

“Është më mirë të heshtësh dhe të mendojnë që je budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqin çdo dyshim.”

 

“Mirësia është gjuha të cilën të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbrit mund ta shohin.”

 

“Një njeri që mban një mace nga bishti mëson diçka që ai nuk mund ta mësojë në asnjë mënyrë tjetër.”

 

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të pastër: kjo është jeta ideale.”

 

“Në radhë të parë, Perëndia i bëri idiotët. Kjo ishte për praktikë. Pastaj ai i bëri dërrasat e zeza të shkollave.”

 

“Rrudhat duhet thjesht të tregojnë se nga ka kaluar buzëqeshja.”