Gjethnajë shpirti Vera Istrefaj

Gjethnajë shpirti Vera Istrefaj

775
0

 

Poetja Vera Istrefaj, vjen në këtë fillimvjeshte me ‘Gjethnajë shpirti‘. Eshte volumi i 8 poetik, por jo vetem, qe kryetarja juriste i ofron lexuesit kukesian dhe atij shqiptare ne kete vjeshte “vere“, nje buqete poetike. Poetja nuk e është e panjohur per lexuesin vendas, teksa me pare ka botuar :

“Shiu i fundit”

 “Nënqeshja e ëmbël”

 “Në akuj digjem”

 “U jepem udhëve”

 “Qielli i shpirtit tim”

“Vesë shpirti”

“Lirikat e Pikëllimës”

 

E lindur dhe e rritur në Kukës do te provonte ta mprihte penen që në vegjëli duke  botuar vjersha dhe skica në shtypin e kohës.

Në vitin 1991 do  te “zyrtarizohej“ si poete me një Almanak të krijuesve me 76 poezi dhe me një skicë.

Me tej do te botonte herë pas here brenda dhe jashtë Shqipërisë në shumë media të shkruara.

Juristja poete ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse letrare ku edhe është nderuar me çmime.

Eshte kryetare e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve te Shqipërisë” –Dega Kukës

 

 

Në kthetra të ëndërrës

 Në kthetra të ëndërrës

përpëlitet gjumi,

më flë veç qepalla

rraskapitet truri

 

Peshon lehtë dëshira

pupël kanarine,

nuk gjen vend mëshira

në udhë të zemrës time

Hapërim stinësh

Ky dimër

po rend drejt pranverës,

i dha jetë

gjembit të ferrës

 

Po hapërojnë stinët

të pushtojnë njëra-tjetrën

S’e njohin më vetveten

 Hënë prapa reje

 

Ti hënë që për një hop

fshihesh pas një reje,

ma shkrumbon këtë zemër

si shkrepëtimë rrufeje

 

Shperndaje