Gjestet me duar ju ndihmojnë në të folurit në publik

Gjestet me duar ju ndihmojnë në të folurit në publik

451
0

A e mbani mend herën e parë të të folurit të publik, kur duart tuaja filluan të djersitnin në momentin që ishit në prapaskenë dhe akoma më shumë kur qëndronit në skenë? Truri juaj në ato momente është bosh, sepse jeni të shqetësuar se mos dukeni i çuditshëm, audienca mund të mos e pëlqejë përmbajtjen tuaj dhe mos tërhiqet nga të folurit tuaj. Pikërisht fokusi i shumtë në audiencën tuaj do iu bëjë të ndiheni të shqetësuar dhe të frikësuar! Njerëzit me besim në vetvete nervozohen gjithashtu, por ata dinë sesi të “gënjejnë” trurin e tyre. Në një eksperiment njerëzit u ndanë në 3 grupe, me shkallë të ndryshme kufizimi. Është zbuluar se sa më shumë të lirë për të lëvizur të jenë njerëzit, duke pasur gjeste të natyrshme, aq më të rrjedhshëm bëhen. Nuk është e vështirë të imagjinohet. Pasi mund të gjeni fjalët e duhura lehtësisht, ju me shumë gjasa do të kaloni me lehtë panikun. Dhe duke përdorur gjestet e duarve po e zhvendosni fokusin nga publiku te vetja. Më poshtë janë disa gjeste të zakonshme të dorës që ju mund t’i përfshini në fjalimin tuaj me lehtësi.