Gjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshohet se i përket një...

Gjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshohet se i përket një femre, u nxor në breg nga peshkarexhat

617
0

 

Mbytet

Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes në plazhin e Durrësit. Mësohet se trupi është i dekompozuar dhe dyshohet se i përket një femre.

Sipas të dhënave trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det.

Ngjarja ka ndodhur 6 milje nga Bishti i Pallës, ndërsa sipas këqyrjes paraprake, rezulton që trupi ka një kohë të gjatë në ujë. Ndërkohë, Policia Shkencore ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës.