Pranë digës së lumit Rrapuni në Librazhd, është gjetur sot kufoma e një personi, gjinia mashkull, i cili paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Ndërkohë policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e saj.
Trupi i pajetë është dërguar në morg dhe po pritet të dalin përgjigjet e ekpertizës për shkaqet e plota të vdekjes.