Gjendet i vdekur i riu buzë rrugës, ishte qëlluar me thikë

Gjendet i vdekur i riu buzë rrugës, ishte qëlluar me thikë

427
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit. Një 23 vjeçar është gjetur i vdekur buzë rrugës. “Shtetasi F.S, 23 vjeç dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti”- njofton policia.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.