E turpshme tabela e vendosur në Shkodër që përkujton protestën e shkodranëve kundër regjimist komunist.
Ajo që vihet re janë gabimet e shumta drejtshkrimore, për të cilat ka reaguar studiuesi dhe profesori në Romë Ardian Ndreca. Ai vë në dukje këto gabime të papranueshme .
“S’po ju kërkon kush koherencë morale prandaj përkujtojeni 14 janarin me nishanlliun e demokracisë në mes, pse jeni bërllok në shpirt, por të paktën pak koherencë drejtshkrimore he Buena e marrtë!
Gjashtë rreshta e pesë gabime! Si me jua pasë shkrue fratello Isidori.
Mirë a keq ai Kongresi i vitit 1972 i ka përcaktue qartë gjanat, prandaj po zgjodhët me shkrue në standard respektojeni atë”, shkruan Ndreca