Gjakftohtësia e vrasësit para gjykatës: Do të doja të kisha vrarë më...

Gjakftohtësia e vrasësit para gjykatës: Do të doja të kisha vrarë më shumë myslimanë

431
0

I dyshuari kryesor për vrasjen e 49 personave në dy xhami në Zelandën e Re të premten është shfaqur në gjykatë për të vetën akuzë, vrasje. Australian Brenton Tarrant, 28 vjeç, ishte dërguar në bankën e të akuzuarve në një këmishë të bardhë burgu dhe pranga. Ndërsa, kur është pyetur se a është terrorist, autori i sulmeve të djeshme në dy xhami në Zelandë të Re, Tarrent është përgjigjur pozitivisht. “Po, sipas përkufizimit. Ky është sulm terrorist. Por besoj se ai ishte aksion partizan kundër forcës pushtuese”, kishte thënë ai. Mirëpo kur është pyetur se a pendohet për këto sulme terroriste, ai përgjigjet me gjakftohtësi, jo. “Jo. Vetëm kam pasur dëshirë të kisha vrarë dhe më shumë, e të kisha vrarë edhe më shumë tradhtarë”.