Geti i bënë bashkë të dashurën dhe ish-të dashurën

Geti i bënë bashkë të dashurën dhe ish-të dashurën

366
0

Dasma e menaxherit të Babastars, Dekor Sahiti, i cili është njëherësh vëllai i stilistit Valdrin Sahiti, mblodhi mbrëmë emrat më të njohur nga bota e artit dhe muzikës.Dekori dhe Adea kurorëzuan dashurinë e tyre në mesin e miqve dhe dashamirëve të tyre, shumica prej tyre këngëtarë, shkruan lajmi.net.

Meqenëse janë mësuar të jenë pjesë e eventeve të tilla, këngëtarët nuk ngurruan t’ia thonin këngës edhe në këtë dasëm.

Flori, Klajdi dhe Bruno kënduan në një pjesë të mbrëmjes, Shkurte Gashi, Ermal Fejzullahu, Getoar Selimi ishin ata të cilët iu bashkëngjitën të parëve në këndim.

E ky i fundit ishte i pranishëm me të dashurën e tij Marina Vjollca, por përveç tyre prezente ishte edhe ish e dashura e Getit, Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi, i cili përflitet të jetë i dashuri i saj.