Genc Sulçebe / Muaji qershor do të jetë rrezik. Ja ku dhe sa mbijeton Covid-19

Mjeku i njohur Genc Sulçebe ndërsa ka folur për situatën e krijuar në vend si pasojë e pandemisë Covid-19 ka theksuar se njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me të, duke ndjekur rregullat kryesore të higjienës.

Sulçebe shtoi se virusi është parë që në çelik, inoks, plastikë virusi mund të jetojë deri në tre ditë, kjo  parë në kushte laboratorike, ndërsa në ajër rreth 3 orë. Ndërkohë në materialet e buta deri në 24 orë.

“Gjermanët bëjnë studime serioze. Është parë që në çelik, inoks, plastikë virusi mund të jetojë deri në tre ditë, kjo është parë në kushte laboratorike, ndërsa në ajër rreth 3 orë, ndërkohë në materialet e buta është parë deri në 24 orë.

Theksoj se me një higjienë të mirë rreziku i infektimit nga prekja, është minimal. Dezinfektimi i ambienteve, përdorimi i maskave, nëse këto parametra ruhen, mund të fillojë një aktivitet normal. Duhet të bashkëjetojmë me këtë virus dhe besoj që deri në fund të vitit mund të arrihet imuniteti i virusit. Nuk duhet të jetojmë me frikë”, tha ai në një intervistë me Enkel Demin në Abc news.

Më tej ai theksoi se ky lloj virusi nuk e duron dot diellin dhe se rrezik për të do të jetë muaji qershor.

“Një faktor i rëndësishëm është se popullata e moshuar është shumë e grumbulluar në azile ku virusi futet dhe bën kërdinë” duke u përhapur sa më shumë. Fundi i majit, qershori do jenë rrezik për virusin. Ky virus mesa duket nuk e duron diellin”, shtoi ai.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *