Gazetarja Era Çela ka publikuar së fundmi librin e saj të ri “Erë Dashurie”. libër i cili është hedhur në treg përmban poezi lirike.
Promovimi i parë i librit u organizua në Librazhd, nga ku është edhe origjina e autores Era Çelës. E pranishme në promovinin e librit ishte dhe artistja e madhe, “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa, e cila e vlerësoi librin e Erës si arritjen e radhës. .Ajo tha se Era në këtë libër shpreh ndjesitë e saja ashtu pa filtra siç vetëm Era është e sinqertë, e dashur e plot miresi.
Gjithashtu të enjten, në hapësirat e SHKA ’’Agimi’’ në Prizren, në prani të një numri të konsideruar intelektualësh nga Prizreni e Shqipëria u promovua Libri “Erë dashurie” e gazetares dhe autores nga Shqipëria. Kjo përmbledhje poezish lirike u vlerësua lartë nga studiuesit e letërsisë, duke shprehur edhe fjalë miradije se vetë dashurie është një ndjenjë madhore që e ka njeriu si qenje e kësaj bote, fillimisht para të pranishmëve për librin në fjalë foli, Naime Gjongecaj anëtare e shoqërisë civile nga Tirana, duke e vlerësuar guximin e Erës , si një guxim artistik dhe guxim intelektual. Derisa kryetari i SBASHK-it historiani Reshit Kushaj, duke folur për librin ka folur edhe faktin se tashmë jemi një trung i përbashkët, kurse me fjalë miradije ndau për poezitë Erës Çela duke lexuar një poezi të kësaj autoreje. Emrije Krosi, kritike letrare nga Tirana ,tha se autorja Çela në këtë libër vjen me një stil të veçantë të të shkruarit. Sipas saj, Çela është një krijuese që premton shumë.Por, ajo tha se tashmë ky libër nuk është si librat që po shkruhet në sasi të shumta e me cilësi të pakta, por është një libër me vlera shumë.“Kjo është sfida e parë e gazetares Çela në poezi. Uroj, që në të ardhmen të kemi edhe libra të tjera “, tha ajo. Drejtori i shtëpisë botuese ‘’Fidani’’ Berat Batiu, ka folur për poezitë e Era Çelës, janë në vetvete një biografi dhe një lojë ndjenjë e lartë artistike duke folur edhe për të tre kapitujt e librit në fjalë. “Përmes poezive, Era Çela, në këtë libër shpalosë botën e brendshme të dashurisë”, tha Batiu. Ai para të pranishmëve ka analizuar disa nga poezitë e librit.
Për librin kanë folur edhe ,Englantina Alliaj, gazetare dhe një kritike e vlerësuar e artit të poezisë. Ajo e cilësoi si një virtyt dashurinë , duke theksuar se kaq bukur ka ditur, e ka guxuar të rendisë poezitë e kësaj përmbledhje saqë neve na mbetet të jemi të zhytur thellë në vargun e koleges dhe mikes time. Ajo, pastaj nuk ka kursyer edhe fjalë e mirëkuptim për poezinë e Erës si një arritje e re në poezinë tonë. Era Çela ,u lind në Librazhd. Ka punuar gazetare e në shumë media në Shqipëri duke u dalluar për korrektësi profesionalizëm e mbi të gjitha për atdhe dashuri. Në vitin 2014, ka botuar librin “Me sy nga Europa’’ ,kurse ky është libri i dytë, Ajo në fjalën e sajë ka theksuar se është e nderuar për përurimin që po e bënë në Prizren, në qytetin besëlidhjes shqiptare. Çela mes emocionesh u shpreh se me këtë liber ka dash të jap dhe një mesazh për çdo vajzë . Ajo tha se vajza dashuroni ashtu pa filtra edhe pse zhgënjeheni jepi forca vete dhe ngrihuni më të fuqishme. Kurse për lbrin kanë folur edhe Prof Dr. Kabashi, krijues nga Shqipëria dhe Mr. Psikologe Zihnie Gurmani.
Gjithashtu libri “Erë dashurie” u promovua dhe në qytetin e Podujevës në ambjentet e Galerisë së Artit të këtij qyteti . Dhe aty libri i autores Çela u vlerësua si një libër me vlera që shprehen në poezitë e këtij libri. Së shpejti libri “Erë Dashurie” i autores Era Çela do të promovohet dhe në disa qytete të tejra , si në Tiranë , Strug , Shkodër , Gjakovë , Elbasan Etj ,