GAZETARJA E NJOHUR E DEUTSCHE WELLE-S NË SHQIP , MIMOZA CIKA –...

GAZETARJA E NJOHUR E DEUTSCHE WELLE-S NË SHQIP , MIMOZA CIKA – KELMENDI TAKIM ME GAZETARËT E QARKUT SHKODER

1800
0

Në kuadër të një projekti të Qendres Ndërkombëtare për Zhvillim në Gjermani dhe GIZ, gazetarja e njohur e Deutsche Welle-s ne shqip, Mimoza Cika- Kelmendi ishte e ftuar këtë të Shtunë në një takim me gazetarët e Qarkut Shkoder. Takimi u zhvillua në ambjentet e biblotekes “Marin Barleti” të qytetit të Shkodres, ku morën pjesë anëtarë të Unionit të gazetarëve Shkodër. Pas takimit, gazetarja e njohur tha se projekti do të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për të kontribuar dhe përmirësuar kodin ligjor, etik,barazinë ligjore dhe problemet e gazetarëve.

Ky projekt i ka dhënë prioritet vendeve të ballkanit dhe do të synohet të zbatohet falë mbështetjes së ministrisë gjermane dhe GIZ. Në këtë takim mes kolegesh u diskutua kryesisht në dy drejtime:Së pari marrdhënia Gazetar – Pronar dhe në këtë kontekst roli i shtetit dhe i sindikatave. Në realitet gazetarët janë ata që çdo ditë informojnë dhe kerkojnë zbatimin e ligjit dhe në mënyrë të veçantë të kodit të punës nga instucionet e shtetit, ndërkohë që ende një pjesë e mirë e gazetarëve e vuajnë këtë mos zbatim nga pronarët për vetë gazetarët.