Gazetari sportiv i RTSH-së, Defrim Methasani, shpallet Personazhi i Vitit 2021 për...

Gazetari sportiv i RTSH-së, Defrim Methasani, shpallet Personazhi i Vitit 2021 për Dibrën

695
0

Me 22 dhjetor të vitit të kaluar, portali Dibra ON hapi një sondazh për të përcaktuar “Personazhin e Vitit 2021” për rajonin e Dibrës. Pjesë e këtij sondazhi ishin emra të njohur dibranë, intelektuale, Mjek, Infermierë, Biznesmen, Shkrimtar, Gazetar, Mësues apo Sipermarres të Dibrës. Sipas portalit Dibra ON, fotoja që do të merrte më shumë like do të shpallej Personazhi i Vitit 2021 në Dibër

 

Pjesë e këtij konkurimi ishte edhe kolegu ynë i nderuar, gazetari i mirënjohur i RTSH-së Defrim Methasani, një person që ndonëse jeton dhe ushtron aktivitetin e tij prej shumë vitesh në kryeqytet, është mjaft i lidhur dhe kontribuon maksimalisht për vendlindjen dhe mbarë Dibrën në përgjithësi.

“Defrim Methasani

 

Gazetar Sportiv, Radio Televizioni Shqiptarë!

 

Defrimi Methasani është gazetar i njohur sportiv mbi tre dekada në Radio Televizionin Shqiptar, njeri humanist që ju gjindet njerëzve në nevojë, moderator i shumë eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare në sport dhe art e kulturë, promovues në ekran dhe jo vetëm për Dibrën dhe dibranët dhe vlerat e tyre historike, kulturore, patriotike dhe sportive.”, thuhej në prezantimin që i bëhej kandidaturës së Defrim Methasanit për konkurimin në fjalë.

 

Dhe dibranët dhe më gjërë që morën pjesë në këtë sondazh, nuk hezituan që votat për gazetarin e mirënjohur Defrim Methasani të ishin pa kursim në adresë të tij duke bërë që emri i tij të shpallej fitues së bashku me një emër tjetër po aq të nderuar të Dibrës, mjeken e njohur Irini Shehu.

 

Njoftimi zyrtar i portalit Dibra ON

 

“Pas një nominimi me personazhë që i kanë dhënë shumë kontribut Dibrës pë vitin e vështirë 2021 dibranët votuan për për të gjithë të nominuarit dhe gara ka qenë me të vërtetë e fortë.

 

Dy nga 21 personazhë më të votuarit dhe më të klikuarit për 10 ditë ishin:

 

Gazetari i mirënjohur dhe shumë i dashur për të gjithë, zoti Defrim Methasani. Qytetar Nderi i Dibrës, një personazh që gjithmonë i jep Dibrës dhe që në plan të parë ka shpirtin e tij human.

Dr. Irini Shehu, Mjeke e talentuar, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në periudhën e Covid-19. Doktoreshë Irini njihet për karakterin e saj të fortë, human dhe bujar që e shoqëron gjithmonë atë.

-Faleminderit shumë përzemërsisht të gjithë Personazhet e Nominuar të cilët jemi të bindur që me mirësinë dhe dashurinë e tyre për Dibrën do të bëjnë vepra madhore në vendin e tonë.

 

Ju falenderojmë të gjithë ju që votuat dhe ma ndihmuat të zhvillojmë rubrikë “Personazhi i vitit 2021”.

 

Gëzuar Vitin e Ri 2022.

 

Qoftë Viti i suksesit për të gjithë.

 

Stafi i portalit Dibra ON”

 

Mes urimeve dhe përshëndetjeve të shumta që vërshuan pas shpalljes zyrtare të konkurimit, shkëputëm njërin prej tyre, atë të dibranit të hershëm dhe shumë të respektuar në këtë zonë, Shuaip Methasanit, babait të njërit prej dyshes fituese, Defrim Methasani. “Një falenderim për faqen tuaj dhe të gjithë ata që dhanë like në FB dhe instagram për djalin tim Defrim Methasani që shpallet fitues i Anketes së bashku me mbesen e fizit Methasani, Dr Irini Arif Shehu. Uroj dhe të gjithë ata kandidatë që ishin në këtë anketë interesante të faqes tuaj. Gëzuar të gjithëve vitin e ri 2022.”, shkruan Shuaip Methasani.

 

Portali Veriu Sport, i cili dha votën e tij për gazetarin e mirënjohur sportiv, ka kënaqësinë të urojë kolegun e nderuar Defrim Methasani për çmimin e marrë, si dhe t’i uroj atij për suksese të tjera në vazhdimësi të karrieres mediatike.

 

Gaspër MARKU