Gazetari pyet Berishën: Meqënëse je kardiolog, a do ta ndihmoje Ramën nëse...

Gazetari pyet Berishën: Meqënëse je kardiolog, a do ta ndihmoje Ramën nëse do pësonte infarkt? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

515
0

Ish kryeministri Berisha, i pyetur se nëse do të ishte një kardiolog aktiv në profesion, a do t’ia shpëtonte jetën Edi Ramës në rast se ky i fundit do të pësonte infarkt, u përgjigj duke thënë se misioni i mjekëve është shpëtimi i jetëve.

 

I intervistuar nga moderatori kosovar, Sadri Imeri, për emisionin ‘Kojshia Shoë’ në Rtv 21, ish kryeministri Berisha theksoi se në rrafshin personal nuk kishte armiq, ndërsa në rrafshin politik kishte rivalë.

 

‘Nëse do ishe sërish kardiolog aktiv dhe nëse kryeministri Edi Rama do të pësonte një infarkt, a do t’ia shpëtonit jetën? Në mënyrë absolute asnjë qënieje njerëzore nuk mund t’i privohet jeta. Mjekët kudo e kanë mision shpëtimin e jetëve’, ka thënë ish kryeministri Sali Berisha.