Gazetari në Siri publikon FOTON me gra të mbuluara deri në sy...

Gazetari në Siri publikon FOTON me gra të mbuluara deri në sy e fëmijë shqiptarë e shkruan: Shteti po punon, po ata jetojnë në ferr

538
0

Gazetari Jul Kasapi ka shkuar së fundmi në Siri ku ka parë nga afër gjendjen e shqiptarëve që jetojnë në kampet e ISIS në Al Hawl, ku ka jetuar edhe vogëlushi Alvin Berisha.

Kasapi ka publikuar një foto me gra të mbuluara deri në sy dhe fëmijë shqiptarë, ndërsa thotë se këta persona nuk e dinë ku është ndihma pavarësisht se e kërkojnë atë vazhdimisht.

Gazetari thotë se sado që po punon shteti shqiptar, ata fëmijë dhe gra po jetojnë në një ferr.

“Kjo foto me shqiptaret brenda kampit Al Hawl u be pak momente para se ne te largoheshim…. Perpos arritjes gazetareske, profesionalizmit apo dhe misionit te pamenduar ndonjehere nga mediat shqiptare brenda burgut prej 80 mije personash kishte me shume se sa thjesht gazetari.. Ne Al Hawl kishte femije qe kerkojne ndihme por nuk e dijne se ku ndihma eshte. Ne Al Hawl kishte nena, gjyshe qe kerkojne te shpetojne femijet, niperit e mbesat e tyre por nuk dijne se si…. Vec gazetarise ndienja e humanizmit me ata shqiptare nuk mund te spjegohet vecse te ndjehet…. Ne (media) na duhej te solidarizoheshim, ndryshe nga ata femije ne e dijme por nuk duam… Shteti e di por po punon… ndersa ata vijojne e mbeten serish atje ne ferrin qe quhet Al Hawl”, shkruan ai.