Gazeta më e madhe në Singapor jehonë transformimeve në Tiranë: Piramida do...

Gazeta më e madhe në Singapor jehonë transformimeve në Tiranë: Piramida do të presë qindra të rinj shqiptarë për kodim

184
0

Projekti për transformimin e piramidës në qendrën më të madhe të informacionit në rajon, ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha botërore.

Krahas atyre europiane dhe amerikane, së fundmi edhe Strait Times, një ndër gazetat më të mëdha në Singapor i ka bërë jehonë ndryshimeve pozitive në Tiranë. Strait Times shkruan se ish-muzeu, i ridizenjuar nga arkitekti holandez Wini Maas, është duke u përgatitur për të pritur qindra të rinj shqiptarë të interesuar për trajnim në teknologjinë kompjuterike dhe kodim – si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Europian.

Rinisja e jetës TECH (Life TECH) në Tiranë

 

Një muze i ndërtuar në Tiranë, Shqipëri, në vitet 1980-të, për të nderuar diktatorin komunist Enver Hoxha, është duke u transformuar në qendër trajnimi kompjuterik për të rinjtë, duke fshirë një gjurmë të së shkuarës shtypëse të vendit.

Ndërtesa dikur shfaqte sendet dhe fotot personale të Hoxhës, i cili e izoloi Shqipërinë nga bota e jashtme, duke e mbajtur nën një regjim të ashpër Stalinist për 40 vjet, duke ulur analfabetizmin dhe përmirësuar kujdesin shëndetësor, por duke lënë shumë qytetarë në regjimin e varfërisë.

Tani, ish-muzeu, i ridizenjuar nga arkitekti holandez Wini Maas, është duke u përgatitur për të pritur qindra të rinj shqiptarë të interesuar për trajnim në teknologjinë kompjuterike dhe kodim – si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Europian.Arkitektët projektues, e dizenjuan ndërtesën në formën e Piramidës, duke glorifikuar liderin sipas stilit të Faraonëve të Egjiptit. Muzeu përfundoi ndërtimin në vitin 1988, 3 vite pas vdekjes së Hoxhës dhe 2 vite para se rendi komunist të rrëzohej, duke i hapur kështu rrugë demokracisë. Perimetri i jashtëm i rinovuar, konsiston në shkallare ku qytetarët mund të ngjiten që të kenë një pamje panoramike të kryeqytetit modern dhe plot gjallëri.

 

Brendia kubike, veçon ato që duken si sete kontejnerësh të ngecur, të cilat do të shërbejnë si klasa mësimore, duke u ngritur disa kate mbi kupolën e qelqtë fillestare.

 

Shqiptarët për vite ishin të ndarë në mendime sesi ta përshtatnin ndërtesën – ata që vuajtën nën regjimin shtypës të Hoxhës kërkuan që monumenti të rrafshohej, ndërsa të tjerë donin ta ruanin atë si një ikonë arkitekturore.

 

Top Channel