Gara për Kryeprokurorin, KLP i nis letrën Ruçit: Ja renditja e kandidatëve...

Gara për Kryeprokurorin, KLP i nis letrën Ruçit: Ja renditja e kandidatëve (Dokumenti)

370
0

Keshilli i Larte i Prokurorise i eshte drejtuar sot me shkrese zyrtare Kuvendit te Shqiperise, mes te ciles i dergon renditjen e kandidateve ne gare per postin e Kryeprokurorit.

Kujtojme se ne renditjen e bere nga KLP, Prokurori i Krimeve te Rënda, Olsian Çela eshte renditur i pari me 459 pike, e pas tij u klasifikua  Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, Arta Marku dhe e treta, kandidatja Fatjona Memçaj.

“Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit”-theksohet ne letren e KLP, drejtuar kryeparlamentarit. Pas kesaj, i takon Kuvendit te shprehet me votim per zgjedhjen e kryeprokurorit.

kryeprokurori renditja

SHKRESA

Lënda: Dërgohet vendim nr.236 datë 14.11.2019 i KLP “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

KUVENDIT TË SHQIPËRISË

  1. GRAMOZ RUÇI

KRYETAR

T I R A N Ë

 

I nderuar Z.Ruçi,

Në mbështetje të nenit 148/a pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ligjit nr .97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”. Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.

 

Për sa më sipër në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe tё nenit 21 pika 6 të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”; bashkëlidhur Ju përcjellim vendimin nr.236 datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues, si pjesë përbërëse të tij.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin

KRYETARI

GENT IBRAHIMI