Gafat e deputetes që zëvendësoi Bashën në Kuvend, fjalimi i saj plagjiaturë....

Gafat e deputetes që zëvendësoi Bashën në Kuvend, fjalimi i saj plagjiaturë. Ja kujt ia ka vjedhur (Video)

786
0

 

Tabaku Halilaj

 

Fjalimi i deputetes së re të opozitës Majlinda Halilaj gjatë seancës plenare në datën 17 tetor u përhap rrufeshëm nëpër rrjetet sociale për shkak të mënyrës se leximit, fjalëve pa kuptim dhe gabimeve trashanike që e bënin krejt të pakuptueshme atë që deputetja ishte duke ligjëruar.

Fjalimi i saj mbi krijimin e Korporatës së Investimeve të kujton një deklaratë të ish deputetes partisë demokratike Jorida Tabaku para pak muajsh në selinë e PD. Me 24 prill të këtij viti Tabaku nga selia blu renditi arsyet pse ky ligji është një skemë gjigante korrupsioni e ndërtuar nga kryeministri Edi Rama.

Nga krahasim i dy teksteve të cilat janë me figurë dhe audio bie në sy fakti se deputetja Halilaj ka kopjuar fjalimin e ish-deputetes e Tabaku, por ka bërë disa shkurtime në disa fjali. Aty ku akuzohej me emër Edi Rama, deputetja e ka zëvendësuar me fjalën qeveria.

Duke parë se ishte kthyer në protagoniste pas fjalimit të saj dhe në qendër të lumit të kritikave online, deputetja e “Partisë së Reformave Demokratike të Shqipërisë” u justifikua në ‘Facebook’-un e saj me këtë status efekt duke sqaruar se mosleximi korrekt ndodhi si pasojë e problemeve shëndetësore me syrin.

Halilaj gaboi sërish, këtë herë përmes gabimeve të rënda drejtshkrimore që nuk mund të kalohen pa të vrarë syrin. Reagimi publik i deputetes së Kuvendit të Shqipërisë edhe pse duhej të ishte i mirëformuluar, duket se la më shumë shije të keqe sesa sqaroi situatën.