Prej disa ditësh në rrjet qarkullon një foto nga profili në facebook i këngëtarit Kozma Dushi. Postimi bëri xhiron në rrjet për shkak të gabimeve në drejtshkrimin e gjuhës shqipe (shih foton më lart), ndërkohë që Komi, siç e thërrasin miqtë shfaqej me një libër në dorë. Ky fakt e ka revoltuar këngëtarin. Ai thotë se profili nuk është i tiji. Kozma Dushi thotë se personi që i hapur faqen në Facebook, po kërkon ta diskreditojë. “Ajo nuk është adresa ime. Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk janë bërë nga dora ime. Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar. Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social. Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të më dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe është vlerësuar me çmime. Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe por nuk mundet kurrë të më diskreditojë si artist. Do interesohem që ajo llogari të mbyllet. Ai merr foto që postojnë miqtë e mi në rrjete sociale dhe u vendos shkrime. Përsa i përket atij postimit për titujt unë nuk jam askush për të thënë se kush duhet ta marrë apo jo titullin “Mjeshtër i madh”. Jam shumë i indinjuar!” është shprehur këngëtari.