Gafa e rëndë e Donald Trump që bëri xhiron e mediave, fytyra...

Gafa e rëndë e Donald Trump që bëri xhiron e mediave, fytyra e përkthyeses i thotë të gjitha (FOTO)

350
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gaboi në datat historike teksa fliste para mediave me homologun italian, Sergio Mattarella.

Ajo që mori më shumë vëmendjen ishte reagimi i përkthyeses, e cila po mbante shënime pas krahëve të Donald Trump. E gjithë kjo skenë erdhi kur Presidenti amerikan tha se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara janë shumë të vjetra dhe mund të thuhet që datojnë prej Romës së Lashtë.

Kur dëgjoi fjalët e Shefit të Shtëpisë së Bardhë, përkthyesja, bëri një reagim të çuditshëmnë fytyrën e saj dhe ky moment u shpërnda gjerësisht në mediat botërore.

“Shtetet e Bashkuara dhe Italia janë të lidhura me një trashëgimi të përbashkët kulturore dhe politike që daton mijëra vjet, që prej Romës së Lashtë”-tha Trump. Deklarata e Trump dhe krahasimi i tij në këtë moment nuk qendron aspak dhe kjo faktohet nga shekujt, pra nga vetë historia.

Capture